Shkrimtarja Rose viziton Divjakën, Braçe flet për rikthimin e parkut

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 19-08-2015 Shkrimtarja Rose viziton Divjakën, Braçe flet për rikthimin e parkut

Vizita që ka bërë në Parkun e Divjakës shkrimtarja e librave për fëmijë Marion Rose, ka lumturuar deputetin socialist Erion Braçe, i cili ndihet krenar për punën që është për rikthimin në identitet të parkut kombëtar.

Braçe shkruan në facebook se turistët në Divjakë nuk reshtin dhe kjo tregon për rikthimin e parkut me shpendët dhe gjithë gjallesat e tij në një zonë atraktive për këdo. Sipas deputetit të PS-së, ia ka vlejtur e gjithë përpjekja për ta rikthyer parkun në identitet pavarësisht kundërshtimeve dhe hezitimeve me të cilat u përballen në fillim.

“Përsëri në Divjakë! Nuk rreshtin vizitoret e huaj në Divjake, Parkun Kombëtar gjithashtu. Marion Rose, editore e Collins dhe shkrimtare e librave për femijë, ka kaluar ditë në Divjakë e mikpritur nga njerëz të mirë. Është vendosur në një nga "shtëpitë e miqve" në qytet, tek mësonjësja Liri Biti e më pas ka vizituar Parkun nën shoqërinë e punonjësve të Parkut, Eneos, Ervinit, Alltunit dhe Dorianit. Ky është rikthimi i Parkut me shpendët e gjithë gjallesat e tij, atraktiv për cilindo. Kur merreshim me të mënjehërë pas ndryshimit të pushtetit, gjithkush na përqeshi. Vendosëm dhe moratoriumin për gjuetinë dhe morëm "mallkime" "sportistësh" me pushkë gjithfarësh, hezitime deputetësh gjithashtu, madje edhe shpërfillje e deri sfidë. Ja ku jemi! Sa mirë bëmë qe u morrëm me Parkun! I kemi kthyer zonës njerëzit, vizitorët e huaj si kurrë me parë”, shkruan Braçe në profilin e tij në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shebeniku, pasuria natyrore e Shqipërisë e pazbuluar ende (Fotogaleri)
ALUIZNI: Kush s’paguan faturën brenda 6 muajsh, humbet pronën »
Article Logic
Execution time: 0.011577129364014
array(1) { ["section"]=> string(73) "shkrimtarja-rose-viziton-divjaken-brace-flet-per-rikthimin-e-parkut-18733" }