Digjen tre banesa në fshatin Qukës të bashkisë Përrenjas. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar. Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në njërën prej banesave dhe më pas ka përfshirë dhe dy shtëpitë ngjitur.
Sipas Infoelbasani, bashkëshortët Besnik dhe Nafie Aliaj, kanë pësuar asfiksi por pasi kanë marrë ndihmën rrethanore ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton infoelbasani.al.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat deri në orët e mëngjesit kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Dëmi ekonomik është i konsiderueshëm dhe 17 pjesëtarët e këtyre familjeve janë në qiell të hapur.
Një grup punë i bashkisë Përrenjas po punojnë për të përcaktuar dëmin e shkaktuar. Më pas do ti propozohet shtabit të emergjencave në ministrinë e Brendëshme që të kompensojë familjet.