Gjatën mesnatës tre shtëpi në fshatin Qukës në Përrenjas janë djegur njëra pas tjetrës.
Shkak ka qenë rënia e zjarrit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona Besnik dhe Nafie Alliu, të cilët tentuan të shuajnë flakët.
Fatmirësisht 2 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, por 17 banorë kanë mbetur pa një çati mbi kokë. Mësohet se dëmet materiale kanë qenë të shumta.