Shkrumbohet banesa e biznesmenit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 08-03-2017 Shkrumbohet banesa e biznesmenit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shtëpia e një biznesmeni është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Skelës”, në lagjen “Pavarësia”. Në banesën e përfshirë nga flakët nuk kishte njerëz.

Ndërkohë disa dëshmi hedhin dyshime se banesës i është vënë flaka pas një vjedhjeje të mundshme për të fshirë gjurmët.

“Kemi parë dy njerëz të ngarkuar, dukeshin si hajdutë”, kanë thënë banorët për "News24". Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje / Aksidenti tragjik në Korçë-Pogradec, në gjendje të rëndë dy motrat dhe shoferi
Flet gazetari Elvi Fundo: Nuk është sulm politik, ja kush më dhunoi »
Article Logic
Execution time: 0.01111102104187
array(1) { ["section"]=> string(76) "shkrumbohet-banesa-e-biznesmenit-dyshohet-per-zjarrvenie-te-qellimshme-71238" }