Shkrumbohet kampi i refugjatëve në veri të Francës

Publikuar tek: bota, më 08:47 11-04-2017 Shkrumbohet kampi i refugjatëve në veri të Francës

Një kamp që strehonte 1.500 emigrantë në veri të Francës është shkatërruar i tëri si pasojë e një zjarri, që sipas zyrtarëve ra gjatë një përleshjeje mes afganëve dhe kurdëve.

Mësohet se të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar kur zjarri përfshiu çadrat në kampin Grande-Synthe, në afërsi të portit Dunkirk. Muajin e kaluar zyrtarët deklaruan se kampi do të çmontohej për shkak të trazirave. 

Bregu verior i Francës ka qenë një magnet për emigrantët që përpiqen të arrijnë Britaninë. “Nuk ka mbetur gjë tjetër përveç hirit”, ka deklaruar Michel Lalande, prefekt i rajonit verior të Francës. 

Ai është shprehur se, do të jetë e pamundur që çadrat të ngrihen sërish aty ku ndodheshin më parë. 

Numri i banorëve të kampit Grande-Synthe është rritur që nga tetori i kaluar, kur autoritetet çmontuan kampin e njohur si “Xhungla”, në afërsi të lokalitetit Calais, rreth 40 kilometra larg. 

Mbërritja e më shumë afganëve rriti tensionet me kurdët që jetojnë në kamp, raporton agjencia e lajmeve “AFP”, që citon dëshmitarë dhe zyrtarë. 

Emigrantët janë evakuuar dhe do të dërgohen në një qendër akomodimi të improvizuar për ata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë/ McCain: Rusia bashkëpunoi me Sirinë në sulmin kimik
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, plagosen disa persona (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010832071304321
array(1) { ["section"]=> string(56) "shkrumbohet-kampi-i-refugjateve-ne-veri-te-frances-74782" }