Shkrumbohet Kulla e Poliajve në Theth, ndërtuar para 300 vjetësh

Publikuar tek: aktualitet, më 13:08 16-04-2015 Shkrumbohet Kulla e Poliajve në Theth, ndërtuar para 300 vjetësh Kulla e Poliajve shkrumbuar nga flakët

Shkrumbohet nga flakët Kulla e Poliajve në Theth, një kullë e lashtë ndërtuar para 300 vjetësh. Mësohet se kulla është djegur plotësisht, duke mos mbetur pas asnjë send i saj. Përveç kullës, janë djegur edhe sende pranë saj në oborr si dhe një makinë e familjes Poliaj.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima në njerëz apo të lënduar dhe po punohet për të mësuar shkakun e zjarrit.

Kulla ishte shumë e njohur në zonën turistike të Thethit. Familjarët prisnin përditë turistët shqiptarë dhe të huaj, ku iu përgatisnin edhe ushqimet tipike të zonës. Familja Poliaj kishte investuar së fundmi për rikonstruksionin e kullës, duke ruajtur sigurisht me përpikmëri gjithçka nga tradicionalja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeprokurori Llalla: Prokuroria do hetojë të gjithë kandidatët ku ka dyshime
Arrestohet inspektori te Drejtoria e Tatimeve, mori 99 mijë lekë në shkëmbim të një favori »
Article Logic
Execution time: 0.011904001235962
array(1) { ["section"]=> string(68) "shkrumbohet-kulla-e-poliajve-ne-theth-ndertuar-para-300-vjetesh-8885" }