Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Makina tip 'Opel Corsa' ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.
Ngjarja ndodhi pranë Zvërnecit, ku drejtuesi dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Në të njëjtin moment një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar.
Një automjet tip 'Mazda' ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.