Shkrumbohet ndërtesa gjigante në Londër, raportohet për viktima, dhjetra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 08:18 14-06-2017 Shkrumbohet ndërtesa gjigante në Londër, raportohet për viktima, dhjetra të plagosur

Një zjarr i tmerrshëm përfshiu ndërtesën 24 katëshe në perëndim të Londrës.

Si pasojë, mediat e huaja bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë disa persona, ndërsa 30 prej tyre ndodhen në spital duke marrë mjekimet e nevojshme.

Akoma nuk bëhet i ditur numri i viktimave, por akoma po punohet për evakuuimin e qytetarëve.  

Pallati 24  katësh "Grenfell Tower" me 120 banesa është përfshirë nga flakët në Londër. Në vendngjarje ndodhen më shumë se 200 zjarrëfikës dhe po merren me shuarjen e flakëve. Mediat raportojnë se banorët janë në rrezik pasi ndërtesa gjigante rrezikon të shembet. 

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit me orën lokale në ndërtesën 24 katëshe në perëndim të Kryeqytetit britanik. Disa njerëz janë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve dhe thithjes së tymit, raporton policia britanike.

Dëshmitarë okularë thanë për BBC se dikush kishte kërcyer nga pallati dhe të tjerë që kërkonin ndihmë. Banorët kanë krijuar litarë prej çarcafëve për të zbritur në tokë dhe për të shpëtuar nga flakët. /NEWSBOMB.AL/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Itali, përplasen dy trena dhe plagosen 27 persona
Legalizohet martesa treshe, tre burrat martohen zyrtarisht në Kolumbi »
Article Logic
Execution time: 0.011334180831909
array(1) { ["section"]=> string(88) "shkrumbohet-ndertesa-gjigante-ne-londer-raportohet-per-viktima-dhjetra-te-plagosur-82409" }