Shkrumbohet nga flakët makina në ecje në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 03-07-2020 Shkrumbohet nga flakët makina në ecje në Tiranë Foto Ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën "Pirro Gode", Tiranë.

Mësohet se automjeti në pronësi të shtetases B.Gj,  është përfshirë nga flakët në momentin që ka qenë duke ecur, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Bëhet me dije se makina është djegur pjesërisht, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkendi elektrike.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që efektivët e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Më datë 03.07.2020, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marr flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095579624176025
array(1) { ["section"]=> string(54) "shkrumbohet-nga-flaket-makina-ne-ecje-ne-tirane-212700" }