Shkullaku komenton pagat e larta të disa gazetarëve dhe rastin Peza: Po tentohet të zvogëlohet rëndësia e shkrimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:20 18-01-2017

Në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari Armand Shkullaku ka folur për pagat e larta të disa prej gazetarëve në mediat shqiptare.

Ai ka thënë se vëmendja për pagat e gazetarëve ka ardhur nga deklarimi i ish-gazetarit, tanimë deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë , Alfred Peza, i cili kishte deklaruar pasurinë e tij, duke thënë se ka edhe shume gazetarë te tjerë me pasuri dhe paga të larta.

Shkullaku shtuar se kjo ka ndodhur me qëllim të balancimit të Pezës me gazetarë të tjerë dhe me qëllim të zvogëlimit të rëndësisë së shkrimeve të gazetarëve të pasur, që kritikojnë Qeverinë.

Shkullaku ka folur edhe për interesimin dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj Kosovës dhe për raportet e Ramës me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

Shkullaku ka thënë se Rama ka zgjedhur siç e ka quajtur ai, lojën e miqësisë më Vuçiçin, për të marrë vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë, duke provuar të arrijë pajtim historik mes shqiptarëve e serbëve.

Gazetari ka shtuar se kryeministri i Shqipërisë nuk e njeh Kosovën, madje as regjionet e saj edhe përkundër faktit se kishte angazhuar këshilltarë veçmas për këtë.

Lidhur me ngjarjen e fundit që tensionoi raportet mes Kosovës e Serbisë, për shkak të trenit të Serbisë që përmbante mbishkrime provokuese, Shkullaku ka thënë se Rama nuk reagoi sepse sipas tij, kishte mungesë informacioni rreth trenit dhe destinacionit të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02416205406189
array(1) { ["section"]=> string(120) "shkullaku-komenton-pagat-e-larta-te-disa-gazetareve-dhe-rastin-peza-po-tentohet-te-zvogelohet-rendesia-e-shkrimeve-65874" }