'Shkundet' Korça, vazhdojnë lëkundjet, në 15 orë 28 tërmete (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 01-06-2019 'Shkundet' Korça, vazhdojnë lëkundjet, në 15 orë 28 tërmete (FOTO)

Lëkundjet e tërmetit të ndjera fillimisht në orët e para të mëngjesit, vazhdojë ende në qytetin e Korçës.

Para 26 minutash është rregjistruar një tjetër lëkundje e fortë 16 kilometra larg nga Korça, e cila ka pasur një magnitudë prej 4.5 ballësh.

Lëkundjet e tërmetit të nisura prej mëngjesit kanë rregjistruar një bilanc të frikshëm deri tani, pasi në 15 orë nga lëkundja e parë janë rregjistruar dhe 27 të tjera. Këto tërmete kanë vënë në panik banorët pasi mund të vazhdojnë dhe gjatë natës.

Kujtojmë se nga lëkundjet e fuqishme gjatë paradites, janë lënduar 4 persona si dhe janë dëmtuar mbi 100 banesa.

Siç shihet dhe në fotot e mësposhtme, paralelisht me ;ëkundjet në Shqipëri, lëkundje tërmetesh janë ndjerë dhe në Greqi.

Më poshtë, me të kuqe lëkundja e parë e tërmetit në zonën e Korçës:


Screenshot_5.jpgScreenshot_4.jpgScreenshot_3.jpgScreenshot_6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagosi kushëririn në Pezë dhe u vetëdorëzua, policia arreston efektivin e FNSH (Emri)
Parashikimi i motit, zbuloni surprizat për këtë të dielë »
Article Logic
Execution time: 0.017050981521606
array(1) { ["section"]=> string(67) "shkundet-korca-vazhdojne-lekundjet-ne-15-ore-28-termete-foto-166573" }