Shkup, Prokuroria paraqet aktakuzën në gjykatë për rastin ‘zhvatja’

Publikuar tek: rajon, më 22:38 10-10-2019 Shkup, Prokuroria paraqet aktakuzën në gjykatë për rastin ‘zhvatja’

Prokuroria për kriminalitetin e organizuar dhe korrupsionin ka dorëzuar të enjten akt-akuzën në gjykatë kundër tre personave të përfshirë në rastin e njohur si “zhvatja”, një skandal ky që goditi rëndë gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut. 

Katica Janeva, ish-Prokurore e posaçme, është e dyshuara e dytë në këtë rast, e akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht për mitëmarrje në një vlerë prej 50 mijë eurosh dhe mobilje prej 4800 eurosh nga biznemesi Jordan Kamçev. Ky i fundit akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për larje parashë dhe vepra të tjera kriminale, ndërsa zonja Janeva dyshohet se i kishte premtuar atij lehtësime rreth masës së paraburgimit.

Dy të akuuarit e tjerë janë Bojan Jovanovski i njohur në publik si Boki 13 dhe Zoran Milevski. Këta dy akuzohen t’i kishin marrë biznesmenit 1,5 milion euro. Një pjesë e parave është gjetur, sipas prokurorisë publike. Ndërkaq, një pjesë tjetër i kishte shpenzuar Boki 13 në veshje të shtrenjta dhe udhëtime e pushime.

Prokuroria bën të ditur se Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski kishin pasur më shumë takime me Jordan Kamçevin dhe bashkëshorten e tij, Ana për t’u dakorduar lidhur me mënyrën e transferimit të parave, ndërkohë që Katica Janeva ishte dëgjuar duke biseduar në telefon me biznesmenin.

Zonja Janeva e cila ndodhet në paraburgim në Shkup, ka pësuar të enjten një gjendje para-infarkti, sipas avokates së saj dhe ajo është shtruar në një spital kardiologjik të Shkupit.

Nga ana tjetër, prokuroria ka zgjeruar hetimet për rastin “zhvatja” dhe një tjetër personaltet i profilit të lartë është vënë në dyshim. Bëhet fjalë për deputeten dhe nënkryetare e Parlamentit të Maqedonisë, Frosina Tashevska Remenski, e cila bënte pjesë në shoqatën Lidhja Ndërkombëtare e drejtuar nga Boki 13, e dyshuar për larjen e parave të nxjerra nga biznesmeni maqedonas. Remenskit i është marrë pasaporta dhe i është imponuar kufizimi i lëvizjes. Ajo i ka thënë medias se nuk ndjehej fajtore. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023408889770508
array(1) { ["section"]=> string(71) "shkup-prokuroria-paraqet-aktakuzen-ne-gjykate-per-rastin-zhvatja-181582" }