Shmangën taksat, Apple i paguan 318 milionë euro Italisë

Publikuar tek: bota, më 13:45 30-12-2015 Shmangën taksat, Apple i paguan 318 milionë euro Italisë

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple, do t’i paguajë plot 318 milionë euro shtetit italian për të zgjidhur mosmarrëveshjen tatimore pas akuzave për shmangie taksash.

Sipas La Repubblica, dega italiane e Apple ishte nën hetim pasi dyshohej se kishte dështuar të deklaronte 1.3 miliardë dollarë te organet tatimore. Ndërsa një zëdhënës i tatimeve ka konfirmuar vërtetësinë e raportit të gazetës, nuk ka pranuar të japë detaje të mëtejshme.

Apple Italia është pjesë e kompanisë me seli në Irlandë, shtet që ka taksat më të ulëta në Bashkimin Europian.

Akuzat se grupet shumëkombëshe po përdorin strukturat ndërkufitare të korporatës për të reduktuar faturat e tyre tatimore, shefi ekzekutiv i Apple i quajti “jashtëqitje politike” duke shtuar se “kompania paguan edhe dollarin e fundit në taksa”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021717071533203
array(1) { ["section"]=> string(61) "shmangen-taksat-apple-i-paguan-318-milione-euro-italise-28866" }