Shmangini këto gjëra gjatë menstruacioneve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:12 01-02-2017 Shmangini këto gjëra gjatë menstruacioneve

Të gjitha femrat e dinë që ditët e ciklit menstrual ndryshojnë krejtësisht humorin. Trupi ndihet i pafuqishëm, shumë prej jush ndiheni nervoze, pa energji dhe keni dhimbje mesi. Më poshtë janë disa këshilla për të gjitha femrat që duhet t'i ndjekin gjatë ciklit menstrual. 

 1. Mos gatuani!

‘Krizat emocionale’ mund të shpërthejnë edhe gjatë gatimit, ndërsa keni një thikë në dorë.

2. Mos e përdorni telefonin!

Gjatë këtyre ditëve jeni më të ndjeshme dhe mund të përfundoni duke shkruar apo bërë një telefonatë për të cilën do pendoheni! P.sh, mund t’i shkruani ish-it!

3. Mos shkoni në palestër!

Sforcimi, gjatë këtyre ditëve, është i kotë! Edhe pse nuk ndiheni në formë, ditët e menstruacioneve do përfundojnë shpejtë dhe do dukeni sërish e bukur!

4.Mos shihni komedi romantike!

Nëse jeni beqare, komeditë romantike do t’iu bëjnë më të ndjeshme dhe me siguri do përfundoni duke qarë!

5. Mos hani pafundësisht çokollata!

6. Mos nisni debate të cilat do përfundojnë në sherr!

Gjatë këtyre ditëve jeni të papërmbajtura dhe biseda mund të përfundoj keq, më lehtë!

7. Qëndroni në shtrat më shumë se zakonisht!

Nëse ndiheni keq, të pafuqishëm, lini ndonjë punë pa bërë dhe përkëdheleni veten për ca minuta më shumë!

8. Mos bëni dush!

Sigurisht që vlen vetëm për 2 ditët e para!

9. Evitoni punët e shtëpisë!

Nuk do përmbyset bota nëse e lini shtëpinë pak rrëmujë, gjatë atyre ditëve. Lëreni ashtu dhe lexoni një libër!

10. Mos hani ushqime të skuqura!

Kalojeni dëshirën për të ngrënë gjëra të ‘këqija’ duke përtypur ca fruta të thata, mos formoni menjëehrë numrin e picerisë!

11. Mos vraponi!

Ka pak gjasa që ndonjëra të ndihet aq e fuqishme sa për të vrapuar por edhe nëse ju ndodh që të keni nevojë të ‘shkundeni’ shtyjeni edhe për një ditë! Në vend të vrapit mund të bëni ecje të shpejta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024770975112915
array(1) { ["section"]=> string(48) "shmangini-keto-gjera-gjate-menstruacioneve-67293" }