SHMANGINI këto pije në rast se doni të mbeteni shtatzënë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:52 17-10-2016 SHMANGINI këto pije në rast se doni të mbeteni shtatzënë

Disa lloje pijesh mund të ulin shancet e mbetjesh shtatzënë në rastet e fertilizimit in Vitro, rezulton sipas një studimi të ri. 

 Gratë që përdorin ëmbëltues artificialë tek pijet e nxehta ndërkohë që po trajtohen me metodën e fertilizimit in-vitro, prodhojnë vezë dhe embrione më të dobëta, thonë hulumtuesit shkencor.

Edhe pse besohet gjerësisht se marrja e ëmbëltuesve artificialë është më e shëndetshme se konsumimi i sheqerit , rezulton që të dyja mënyrat janë të dëmshme dhe rrisin shanset që një embrion të ketë të paktën një deformim. Studimi u bazua mbi të dhënat e nxjerra nga vëzhgimi i disa grave që po i nënshtroheshin trajtimit të metodës së fertilizimit in Vitro, dhe u prezantua në Kongresin e Shoqërisë Amerikane për Shëndetin Riprodhues.

Studimi përfshiu më shumë se 500 gra, të cilat u pyetën rreth mënyrës së ushqyerjes dhe nëse konsumonin pije dietike dhe kafe me ëmbëltues artificialë apo sheqer.

Për 2 vite, shkencëtarët vëzhguan 5548 qeliza vezësh të marra nga gratë që po i nënshtroheshin trajtimit in Vitro. Studiuesit vunë re se gratë që konsumonin pije dietike apo me sheqer kishin më shumë shanse të zhvillonin vezë me defekte, raporton Daily Mail.

Autorët e studimit me në krye Gabriela Halpern, pjesë e Grupit Mjekësor për Fertilitetin në Brazil, arritën në përfundimin se: “Pjesa më e madhe e popullsisë beson se ëmbëltuesit artificialë janë më të shëndetshëm se sheqeri i zakonshëm, dhe nuk janë në dijeni të rreziqeve që fshihen pas tij. Pacientët duhet të informohen mbi efektet negative që ëmbëltuesit artificialë kanë në shëndetin riprodhues”.

Sipas profesor Adam Balen femrat që duan të mbeten shtatzënë duhet të tregohen shumë të kujdesshme kur konsumojnë pijet me gaz apo kafenë e tepërt me sheqer. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072109699249268
array(1) { ["section"]=> string(62) "shmangini-keto-pije-ne-rast-se-doni-te-mbeteni-shtatzene-56501" }