Shmangni qarkullimin me automjete, për Ditën e Verës bllokohen këto rrugë (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:50 13-03-2017 Shmangni qarkullimin me automjete, për Ditën e Verës bllokohen këto rrugë (Foto)

Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14 Mars 2017,për rastin e Festës së Ditës së Verës.

Për mbarvaitjen dhe shmangie e incidenteve të mundëshme, do ketë bllokim rrugësh, si më poshtë:

IMG_8530

• Nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”
– Rruga “Myslym shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

IMG_8529

• Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri tek Sheshi “Avni Rustemi”
– Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri tek kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”

• Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

IMG_8531

– Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha”
– Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve, si dhe i bëjmë thirrje të shmagin sa më shumë përdorimin e mjeteve gjatë ditës së nesërme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i’u uron gëzuar festën e “Ditës së Verës”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përtej kornizës së politikës
Reflektimi i Stefi Priftit për situatën politike në vend që duhet ta lexojë çdo shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.011950969696045
array(1) { ["section"]=> string(83) "shmangni-qarkullimin-me-automjete-per-diten-e-veres-bllokohen-keto-rruge-foto-71767" }