'Shembja e Teatrit i intereson lobit serb', Budina sinkron me deklaratat e Metës: Ka një lëvizje të madhe anti-shqiptare, ky sekt është i rrezikshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 18:21 26-05-2020 'Shembja e Teatrit i intereson lobit serb', Budina sinkron me deklaratat e Metës: Ka një lëvizje të madhe anti-shqiptare, ky sekt është i rrezikshëm

Aleanca për Teatrin ka qenë sot në qytetin e Burrelit, për të mbledhur firma për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, aty ku ishte ashtu siç ishte.

Dje në mbrëmje presidenti Ilir Meta ishte i ftuar në 'Opinion', ku tha se shembja e Teatrit i intereson lobit pro serb në Uashington për destabilizimin e Shqipërisë.

Sakaq sot nga Burreli, aktori dhe regjisori Edmond Budina tha se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e vendit tonë.  Ai i bën thirrje për mbrojtje të identitetit kulturor.

“Një pushtet që i varfëroi njerëzit, dhe kulmi ishte Teatri. Ashtu si në natën e famshëm të kristaleve hynë me automatikë të përzënë artistët që kishin prej 2 vitesh që protestonin në mënyrë paqësore. Rama vijon të gënjejë. Ne e pushtuam Teatrin vetëm në 24 korrik, dhe e çliruam në fakt, se deshën ta vidhnin, dhe e vodhën. Varrosën gjithë vlerat që kishin brenda. Në krye të Teatrit Kombëtar kishim vendosur flamurin kombëtar, ata nuk pyetën as për të. Ta hiqnin atë dhe ta shembnin, si turqit në kohën e Skënderbeut edhe këta shkelin flamurin kombëtar. Na takon ne sot pa pasur parasysh se çfarë partie i përkasim, besimin fetar, krahina, të gjithë duhet të jemi bashkë. Të shembim këtë të zezë. Shihni çfarë punojnë ata. Edhe sot kanë filluar të përçajnë edhe brenda partive opozitare, LSI, PD etj. Gjejnë mënyrën për të futur bindje përçarje. Të ngrihemi së bashku, ti shporrim. Sepse ky sekt është rrezik i madh. Nuk e di nëse dëgjuar dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare, anti- kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurpatore”- tha Budina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092089176177979
array(1) { ["section"]=> string(150) "shmebja-e-teatrit-i-intereson-lobit-serb-budina-sinkron-me-deklaratat-e-metes-ka-nje-levizje-te-madhe-anti-shqiptare-ky-sekt-eshte-i-rrezikshem-207907" }