Shndërrimi i jashtëzakonshëm i avionit në restorant

Publikuar tek: bota, më 15:11 23-09-2016 Shndërrimi i jashtëzakonshëm i avionit në restorant

Avioni “Airbus A300” në Turqi ka pësuar një shndërrim të jashtëzakonshëm duke ndryshuar rol, nga transporti i pasagjerëve në një restorant gjigand.

 Kryebashkiak i Konyas, Tahir Akyurek njoftoi hapjen e parkut “Yjet turke”, i cili vjen në formën e një muzeu.

Bëhet fjalë për një projekt të bashkisë së Konya, ku përfshihen avionë të tipit F5, si dhe ambiente të ndryshme relaksuese.

Në brendësi avioni është përshtatur tamam si restorant, por edhe ambientet e jashtme të tij të rrethuara nga uji, ku në total mund të drekojnë apo darkojnë normalisht  rreth 300 persona.

 restorant2_1474629467-7217407_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092990398406982
array(1) { ["section"]=> string(57) "shnderrimi-i-jashtezakonshem-i-avionit-ne-restorant-53892" }