Shoferë që 'fluturojnë' nëpër Tiranë, Policia Rrugore arreston 3 persona dhe heq 23 patenta (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:41 25-10-2020 Shoferë që 'fluturojnë' nëpër Tiranë, Policia Rrugore arreston 3 persona dhe heq 23 patenta (VIDEO)

Policia e Shtetit gjatë natës ka ushtruar kontroll me radar në rrugët e Tiranës për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara si dhe drejtimin e mejtit nën ndikimin e alkoolit apo në gjndje të dehur.

Nga kontrollet e alternuara në rruget interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit.

11 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 176 km/h, ndërsa janë pezulluar 12 patenta për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle me radar e dragera për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara si dhe drejtimin e mejtit nën ndikimin e alkoolit apo në gjndje të dehur.

Kontrolle të befasishme edhe nga forcat e Posaçme Shiponjat për të evidentur dhe goditur ata persona që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kudndraligjshme.

Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese duke verifikuar sjelljen e përdorueseve të rrugës, kryesisht në raport me shpejtësinë dhe perdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Nga kontrollet e alternuara në rruget interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit.

11 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h.

12 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3 drejtues mjetesh të arrestuar për djetim mjeti në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l

Patrullimi policor, po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Burri me Covid, gruaja jo’ mjeku Sallabanda shpjegon misteret: Kthimi në karantinë, dështim i politikave qeveritare
Sondazhi i OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin të jenë më keq se sot në vitin 2045 »
Article Logic
Execution time: 0.011404991149902
array(1) { ["section"]=> string(101) "shofere-qe-fluturojne-neper-tirane-policia-rrugore-arreston-3-persona-dhe-heq-23-patenta-video-225052" }