Një aksident tragjik ka ndodhur në Ekali, Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se një 19-vjeçar me mjetin Mercedes GLE 3500, djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, teksa po kthehej nga palestra nuk i është bindur tabelës “STOP”, ka kaluar dhe ka përplasur 25-vjeçarin, Fotis-Floidi Perdretsa, i cili po udhëtonte me motor.
Si pasojë e askidentit të rëndë 25-vjeçari ka humbur jetën në vend.
19-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Ekspertiza pritet të përfundojë, në mënyrë që të mbyllet çështja, pasi hetimi është ndërmarrë nga Policia Rrugore e Kifissia, e cila po shikon me vëmendje rrethanat e sakta nën të cilat ndodhi aksidenti, në kryqëzimin e Rrugës Theseos.