Një 31 vjeçar me inicialet G.D shtyp me furgon në oborrin e shtëpisë fëmijën vetëm 17 muajsh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutë të Mallakastrës teksa 31 vjeçari po transportonte ullinj në oborrin e shtëpisë ku gjendej fëmija i cili nuk ka mundur të mbijetojë. G.D drejtonte një mjet tip “Nissan” pa targa.
Menjëherë policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin.