Italia është një një situatë alarmante pasi janë shënuar 6 të vdekur dhe 223 të infektuar.
Ditën e sotme autobusi ‘Flixbus’ me pasagjerë nga Italia drejt Francës, është ndaluar në qytetin e Lionit nga autoritetet franceze.
Ndalimi është bërë për shkak se njëri nga pasagjerët kishte telefonuar policinë i alarmuar, sepse shoferi I autobusit kishte një kollë të fortë dhe jo normale.
Autoritetet kanë ndaluar autobusin dhe po verifikojnë rastin e dyshuar.
Kujtojmë se deri më tani në Itali janë 6 të vdekur dhe 223 të infektuar, ndërsa në rang global ka 2.650 të vdekur dhe 79.000 të infektuar.