Shoferi ‘tapë’ në timon, përplaset me një makinë tjetër por... s’mbaron me kaq

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 02-02-2018 Shoferi ‘tapë’ në timon, përplaset me një makinë tjetër por... s’mbaron me kaq

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit Eduart Dulla, 41 vjeç banues në Elbasan.

Shoferi, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër dhe sikur mos mjaftonte e gjithë kjo, ka kundërshtuar edhe policët.

Arrestimi i tij, sqaron policia, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Th., 28 vjeç banues në Elbasan duke shkaktuar dëme materiale dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT / Bashkim Hoxha feston 64-vjetorin, ja ku u "arratis" pas përfundimit të emisionit
GRUPI I LAZARATIT: Krimet e Rënda japin vendimin për 5 anëtarët e bandës (SA VITE BURG DO BËJË SECILI) »
Article Logic
Execution time: 0.0098190307617188
array(1) { ["section"]=> string(79) "shoferi-tape-ne-timon-perplaset-me-nje-makine-tjeter-por-s-mbaron-me-kaq-108848" }