Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhine.
Policia njofton se në makinën tip "BMW" po udhëtonin shoferja 19 vjeçare me iniciale E. D. dhe dy pasagjerët, 18 dhe 14 vjeç. Gjatë udhëtimit, 19 vjeçarja ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Menjëherë pas aksidentit, shoferja dhe pasagjerët janë dërguar në spitalin e qytetit Lushnjë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.