Shoferja e revoltuar: Mos kërkoni ambulanca në kohë kur askush nuk ia hap rrugën

Publikuar tek: aktualitet, më 20:29 14-10-2016 Shoferja e revoltuar: Mos kërkoni ambulanca në kohë kur askush nuk ia hap rrugën Ambulanca e bllokuar në trafikun e autostradës Tiranë -Durrës

Foto: HDA

Një shofere tregon e irrituar atë që ka ngjarë sot përgjatë autostradës Tiranë - Durrës, ku në ambulancë ka mbetur e bllokuar mes makinave të tjera në trafik, ndërsa sipas dëshmisë të saj, as policia që ndodhej aty pranë nuk ka vepruar për t’i hapur rrugën.

Në mesazhin e publikuar nga “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës”, ajo tregon e revoltuar se asnjë automjet nuk është përpjekur t’i hapë rrugën ambulancës, ndërsa thotë “mos kërkoni ambulanca në kohë kur ia zini të gjithë hapësirën”.

Ja mesazhi i saj:

Kam një kërkesë ose më saktë jam e irrituar me policinë dhe me shoferët idiotë që i zëjnë komplet rrugën ambulancës.

Jemi tek Autostrada Durrës-Tiranë ku çdo gjë është e bllokuar. Ndoshta për shkak të ndonjë aksidenti. Policia e para që nuk bllokon korsinë e ti lirojë vend ambulancës dhe shoferët që nuk ua ndjen fare ti hapin rrugë ambulancës.

Konkluzioni: Ambulanca u vonua një orë!!!

Ore njerëz , ore shoferë "idiotë". Ambulancës i hapet rrugë në korsi mesit dhe makinat largohen nga të dy krahët duke i liruar rrugën. Ai që ka nevojë mund të jetë i afërmi juaj. Pse xhanem jetojme ne nje vend qe jo vetem sduam njeri-tjetrin por as perpiqemi të respektojmë rregullat më minimale të bashkëjetesës?!

Mos kërkoni ambulanca në kohë kur ja zini të gjitha hapsirat në rrugë. Ajo s’ka krahë e s’di të fluturojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022255897521973
array(1) { ["section"]=> string(85) "shoferja-e-revoltuar-mos-kerkoni-ambulanca-ne-kohe-kur-askush-nuk-ia-hap-rrugen-56223" }