Shoferja nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, makina del nga rruga  në Korçë, plagosen dy refugjatë sirianë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 27-02-2020 Shoferja nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, makina del nga rruga  në Korçë, plagosen dy refugjatë sirianë Foto nga vendngjarja

Një makinë që po transportonte 4 refugjatë sirianë ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në Kanal, në dalje të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka humbur kontrollin.

2 nga refugjatët kanë marrë plagë të lehta dhe janë transportuar drejt spitalit.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit që nuk iu bind urdhrit të policisë.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2020, rreth orës 21:25, në rrugën Dishnicë-Çiflig, shtetasja F. D., duke drejtuar mjetin tip "Citroen", ka dalë nga rruga ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në ambientet e  Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduruale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « The Economist: Virusi po vjen
Mbërrin te Trauma efektivi i plagosur i FNSH, Drejtori Ardi Veliu e pret i pari në derën e Spitalit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0079939365386963
array(1) { ["section"]=> string(122) "shoferja-nuk-iu-bind-urdhrit-te-policise-per-te-ndaluar-makina-del-nga-rruga-ne-korce-plagosen-dy-refugjate-siriane-196709" }