'Shok i vërtetë ekonomik, monedha do bjerë, dhe ushqimet do shtrenjtohen…', paralajmërimi i frikshëm për Britaninë

Publikuar tek: bota, më 07:34 03-08-2019 'Shok i vërtetë ekonomik, monedha do bjerë, dhe ushqimet do shtrenjtohen…', paralajmërimi i frikshëm për Britaninë

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka bërë një paralajmërim të frikshëm për ekonominë e Britanisë së Madhe.

Ai ka deklaruar se një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, do ta trondisë menjëherë ekonominë dhe produktet e përditshem si ushqimi dhe benzina do të bëhen akoma më të shtrenjta.

Carney tha se vlera e monedhës britanike do të pësojë një “shok të vërtetë ekonomik”. Madje edhe ekonomia këtë vit pritet të rritet vetëm 1,3%, shifër kjo më e ulët ngasa ishte parashikuar dhe nga vitet tjera.

Kujtojmë se Britania e Madhe ka arritur një marrëveshje me BE-në nëntorin e kaluar, por kjo marrëveshje është refuzuar tre herë nga Parlamenti britanik, duke e futur politikën në krizë deri në dorëheqjen e Theresa May.

Ndërkohë kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se Britania do të dalë nga BE me 31 Tetor, qoftë me apo pa marrëveshje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011692047119141
array(1) { ["section"]=> string(115) "shok-i-vertete-ekonomik-monedha-do-bjere-dhe-ushqimet-do-shtrenjtohen-paralajmerimi-i-frikshem-per-britanine-174203" }