Shokohen fansat, Brad Pitt po hetohet për abuzim ndaj fëmijëve?! Detaje të reja rreth divorcit me Angelinën

Publikuar tek: bota, më 11:30 22-09-2016 Shokohen fansat, Brad Pitt po hetohet për abuzim ndaj fëmijëve?! Detaje të reja rreth divorcit me Angelinën

Pas lajmit të ndarjes me Angelina Jolie, mësohet se ka informacione në mediet botërore se aktori Brad Pitt po hetohet për abuzim fizik dhe verbal ndaj fëmijëve.

Sipas TMZ, çifti i famshëm ishte në një udhëtim të mërkurën e kaluar sëbashku me fëmijët, por Brad u bë tapë në avionin privat. Si pasojë e alkolit, ai u bë agresiv dhe filloi të ushtronte dhunë mbi fëmijët e tij.

Mësohet se dikush në avion apo në pistë, ka telefonuar Departamentin e Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare të Los Angelosit dhe ka denoncuar incidentin e mësipërm.

Çështja është akoma në hetim e sipër, Angelina dhe Brad kanë dhënë dëshminë e tyre dhe tani është radha e fëmijëve.

Ky incident është bërë shkak për ndarjen e çiftit të famshëm, të cilët janë bashkë prej 12 vitesh.

Megjithatë një burim pranë aktorit është shprehur për portalin e lajmeve të showbizit se Brad e ka marrë seriozisht situatën, por ai kurrë nuk ka ushtruar dhunë mbi fëmijët.

“Është për të ardhur keq që njerëzit e përfshirë, po mundohen ta paraqesin atë në dritën më të keqe të mundshme.” – thotë i njëjti burim.

Pas lajmit për ndarjen e çiftit mediat kanë marrë flakë, duke hedhur supozime nga më të ndryshmet për shkakun e ndarjes. Por deri më tani ky është versioni më i verifikuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia vret një njeri me ngjyrë, shpallet gjendje emergjente në shtetin amerikan
Fotografia e sirianit shokoi botën një muaj më parë, por vetëm Aleksi 6-vjeçar i jep zgjidhje (VIDEOJA te OBAMA) »
Article Logic
Execution time: 0.025166988372803
array(1) { ["section"]=> string(110) "shokohen-fansat-brad-pitt-po-hetohet-per-abuzim-ndaj-femijeve-detaje-te-reja-rreth-divorcit-me-angelinen-53741" }