Shokohen zyrtarët, në 10 librat e preferuar në shkollat italiane, del “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit

Publikuar tek: bota, më 08:39 08-12-2016 Shokohen zyrtarët, në 10 librat e preferuar në shkollat italiane, del “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit Libri \"Mein Kampf\" i Adolf Hitlerit, i preferuar ne Itali

10 mijë tituj. Qënga Principi i Vogël te Gomorra e Mikesha Gjeniale e Ferrantes. Ky është konkursi i hapur në Itali për shkollat fillore, të mesme dhe shkollën e lartë në Itali, i nisur që në qershor të këtij viti për të zgjedhur #10libratemi. 

Ministria ka dashur të testojë për librat më të dashur nga fëmijët dhe adoleshentët. Por ajo që ka ndodhur në përfundim të konkursit, ka “shokuar” zyrtarët e ministrisë së Arsimit në Itali, raportojne mediat italiane.

Ndërmjet mijërave tituj, ka dalë në disa qytete në vend të parë edhe libri “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit.

10 shkolla në 10 qytete italiane e kanë vendosur në librat e preferuar ndërkohë që në disa raste ka marrë edhevendin e parë. Dhe sipas medias italiane, ka nisur menjëherë një hetim në shkollat që kanë ardhur edhe këto klasifikime, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013365030288696
array(1) { ["section"]=> string(101) "shokohen-zyrtaret-ne-10-librat-e-preferuar-ne-shkollat-italiane-del-mein-kampf-i-adolf-hitlerit-61971" }