Shokon agjenti i CIA-s: Bob Marley-n e vrava unë

Publikuar tek: bota, më 09:08 28-08-2018 Shokon agjenti i CIA-s: Bob Marley-n e vrava unë

Një ish agjent i CIA-s po rishkruan historinë e vdekjes së legjendës së Bob Marley, deklarata e tij ka shokuar. Bill Oxley pretendon se e ka vrarë ai yllin e muzikës regaton.

Marley vdiq tragjikisht në moshën 36-vjeçare, pasi jeta dhe karriera e këngëtarit u shua pas një beteje katërvjeçare me kancerin.

Por sipas Oxey, historia e kancerit është e pavërtetë, pas pretendimeve  befasuese nga ish agjenti i CIA-s, ku pranoi  vrasjen e Marley.

Midis 17 vrasjeve të tjera, atij I ishte kërkuar dhe vrasja e Bob Marley nga qeveria amerikane midis viteve 1974 dhe 1985, në kohën kur CIA ishte 'ligj më vete'.

79-vjeçari ishte përdorur shpesh nga qeveria për të sulmuar objektivat që konsideroheshin "kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara".

Në intervistën e tij, Oxley thotë: "Nuk kisha asnjë problem me vrasjen e Bob Marley sepse isha patriot, besoja në CIA dhe nuk pyeta asnjëherë për motivin. E kam kuptuar gjithmonë se ndonjëherë duhet të bëhen sakrifica për një të mirë më të madhe. I dhashë atij një palë këpucë ‘Converse All Stars’. Kur veshi konversat bërtiti 'OUUUCH'. Jeta e tij mbaroi aty. Konversat ishin mbushur me viruse dhe baktere të kancerit të cilët preknin lëkurën. Ka pasur një seri vrasjesh të profilit të lartë në SHBA në fund të viteve '60, në fillim të viteve '70. Kur erdhi koha e Bob Marley, menduam diçka më pak të dyshimtë. Jo më plumba."

Oxley tha se kishte mbajtur kontakte të ngushta me yllin e muzikës gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

"Herën e fundit e pashë Bobin para se të vdiste, ishte dobësuar shumë. Ai ishte shumë i mbyllur, u tret para nesh. Kanceri kishte bërë punën."

Megjithatë, rrëfimi i tij përputhet me gjetjet e shkencëtarëve Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, të cilët zbuluan se melanomat misterioze të acraleve, lloji i rrallë i kancerit të lëkurës që shkaktoi vdekjen e muzikantit të regatonit, nuk u shkaktua nga dielli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010236978530884
array(1) { ["section"]=> string(54) "shokon-agjenti-i-cia-s-bob-marley-n-e-vrava-une-132400" }