Shokon avokati egjiptian, bën thirrje për përdhunim të grave që veshin xhinse të grisura

Publikuar tek: bota, më 18:58 02-11-2017 Shokon avokati egjiptian, bën thirrje për përdhunim të grave që veshin xhinse të grisura

Avokati Nabih Al-Wahsh nga Egjipti ka shokuar në një debat televiziv, teksa ka bërë thirrje për përdhunim për femrat që veshin xhinse të grisura. Ndërsa Këshilli Kombëtar i Egjiptit për të Drejta të Grave ka vendosur ta padisë avokatin.

Al-Wahsh theksoi se është “detyrë kombëtare” e egjiptianëve që të përdhunojnë vajzat që veshin xhinse të grisura, pasi sipas tij ato e kërkojnë vetë një gjë të tillë.

“Vajzat duhet të respektojnë veten në mënyrë që të tjerët t’i respektojnë. Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufirit”, ka deklaruar avokati.

Kjo deklaratë shokuese e avokatit ka ngjallur mjaft debate tensioneuese në vend. Ndërsa Al-Wahsh ka mbrojtur veten duke argumentuar se si edhe vajza e tij do të meritonte të përdhunohej nëse vishte një palë xhinse të tilla.

“Vajza ime mban xhinse të thjeshta. Duhet t’u përmbahemi zakoneve dhe traditave lindore të cilat rrjedhin nga religjionet hyjnore”, është shprehur ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070991516113281
array(1) { ["section"]=> string(93) "shokon-avokati-egjiptian-ben-thirrje-per-perdhunim-te-grave-qe-veshin-xhinse-te-grisura-98128" }