Shokon ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Për kokainën në Durrës ka patur garanci politike. S’po them detaje se...

Publikuar tek: politike, më 22:40 01-03-2018 Shokon ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Për kokainën në Durrës ka patur garanci politike. S’po them detaje se...

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, ka bërë analizën e tij lidhur me sasinë e madhe të kokainës së kapur në portin e Durrësit ditën e djeshme.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Premçi tha se ky aksion ishte një sukses i padiskutueshëm i policisë, dhe shpjegoi sipas tij tri mënyrat për kapjen e një sasie të tillë droge.

Ai shpegoi se 613 kg kokainë nuk merren për t’u transportuar pa pasur një garanci që i lejonte kalimin, duke thënë se ndalimi i drogës ishte prishje e garancisë politike.

“Kjo sasi e madhe e kapur është një sukses i padiskutueshëm i organeve ligjzbatuese. Pse kokaina gjen vend në Shqipëri? Dicka që më përpara nuk ka qenë.

Shqipëria është tashmë një vend ku tranzitohet kokainë. Shifrat e fundit tregojnë që është rritur dhe konsumi i kokainës këtu. S’do flas për detaje, se emisionin e ndjekin dhe trafikantë.

Janë tre mënyra për ta kapur një sasi të tillë droge:

-Dorëzim i kontrolluar që organet bëjnë në bazë të bashkëpunimit me autoritetet partnere, kontrollohet itenerari i ngarkesës deri ku dorëzohet.

-Konkurrenca e tregut, se jo vetëm këto persona që kanë transportuar këtë kokainën merren me këtë punë, ka dhe të tjerë.

-Kapje rutinë, që të ngec në dorë. Se një sasi e tillë pa siguruar garanci më para nuk merret për t’u transportuar. Një sasi e tillë e kapur merret me garanci nga ata që e kanë lejuar kalimin, garanci politike,” tha Premçi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012578010559082
array(1) { ["section"]=> string(121) "shokon-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-policise-per-kokainen-ne-durres-ka-patur-garanci-politike-s-po-them-detaje-se-111934" }