Shokon ish-kryeministri me deklaratën: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Publikuar tek: bota, më 16:18 29-10-2020 Shokon ish-kryeministri me deklaratën: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-Kryeministri i Malajzisë ka shokuar me deklaratën e tij se myslimanët ‘kanë të drejtë të vrasin miliona francezë’.

Një deklaratë e tillë vjen pas 3 sulmeve që u bënë gjatë ditës së sotme në Francë.

Mahathir Mohamad ishte udhëheqësi më i vjetër i një qeverie në botë, derisa u largua në shkurt. Njerëzit po e akuzojnë ish-udhëheqësin për ‘nxitje të vrasjeve masive’ për 1.3 milion ndjekësit e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, 95 vjeçari Mahathir Mohamad shpërtheu ndaj presidentit francez Emmanuel Macron.

"Macron nuk po tregon se është i civilizuar. Ai është shumë primitiv në fajësimin e fesë islame dhe myslimanëve për vrasjen e mësuesit fyes të shkollës. Kjo nuk është në përputhje me mësimet e Islamit. Por, pavarësisht nga feja e shpallur, njerëzit e zemëruar vrasin. Francezët gjatë historisë së tyre kanë vrarë miliona njerëz. Shumë ishin myslimanë. Myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakrat e së kaluarës. Meqenëse ju keni fajësuar të gjithë myslimanët dhe fenë myslimane për atë që është bërë nga një person i zemëruar, myslimanët kanë një e drejtë për të ndëshkuar francezët", shkruhej në postimin e tij.

Të tre sulmet me thikë erdhën brenda dy orëve këtë mëngjes, duke lënë tre persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur. Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse sulmet janë të lidhura, megjithatë vrasja e parë në Nisë besohet të ketë një motiv terrori, shkruajnë mediat e huaja

Sulmi i parë ndodhi brenda Bazilikës Notre-Dame, ku një burrë sulmoi me thikë disa persona. Dy nga viktimave, një burrë dhe një grua e moshuar, iu pre koka. Një grua tjetër 40 vjeçare u godit me thikë disa herë derisa ndërroi jetë.

Policia tha se sulmuesi ishte i vetëdijshëm pasi mori përgjegjësinë për veprën e tij. Pas një ore nga sulmi në Nice, rreth orës 11.15, një person tjetër thikë u qëllua për vdekje nga policia franceze në rrethin Montfavet të Avignon, pasi tentoi që të sulmonte me thikë efektivët e policisë. Më pas një tjetër person u arrestua, pasi po imitonte sulmin me thikë në Nice.

Seria e sulmeve vjen më pak se dy javë pasi mësuesit të historisë, Samuel Paty iu pre koka në një periferi të Parisit, pasi u tregoi nxënësve një karikaturë të Profetit Muhamed.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet një person me thikë në Francë, do imitonte sulmin në Nice
E frikshme, gjenden 59 trupa të pajetë në një varrezë të fshehur në Meksikë »
Article Logic
Execution time: 0.011047840118408
array(1) { ["section"]=> string(97) "shokon-ish-kryeministri-me-deklaraten-myslimanet-kane-te-drejte-te-vrasin-miliona-franceze-225671" }