Shokon me deklaratën ‘live’ drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, i kthehet gazetares: Ça ke që shikon e hutuar?! (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:43 30-05-2020 Shokon me deklaratën ‘live’ drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, i kthehet gazetares: Ça ke që shikon e hutuar?! (VIDEO) FotoMontazh: Kreu i ISKPK Çelo Hoxha

Çelo Hoxha, kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka bërë një deklaratë të paprecedentë teksa ishte në transmetim live.

Në studion e Shijak Tv, Çelo Hoxha është pyetur nga gazetarja se sulmet në media ndaj tij mund të ktheheshin në sulme personale, dhe ndaj familjarëve, siç ndodhi me paraardhësin e tij Agron Tufa, i cili kërkoi azil në një vend europian.

“…mënyrat e tyre i kemi parë që janë nga më të ndryshmet, deri në kërcënime me jetën, me jetën e familjarëve”, i tha gazetarja zotit Hoxha, ndërsa përgjigja e tij ishte shokuese, aq sa edhe gazetarja për disa sekonda mbeti pa fjalë.

“Po dhe ata kanë familjarë, kanë njerëz, pse si … Pse vetëm unë kam, ose vetëm njerëzit e mi kanë familjarë? Edhe ata kanë”, tha kreu i ISKPK, ndërsa pas disa çastesh foli vet sërish sepse gazetarja u hutua nga deklarata. “Ça ke që shikon e hutuar? Nuk e prisje të thosha kështu?”, shtoi ai.

NDIQNI VIDEON:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092930793762207
array(1) { ["section"]=> string(129) "shokon-me-deklaraten-live-drejtori-i-institutit-per-krimet-e-komunizmit-i-kthehet-gazetares-ca-ke-qe-shikon-e-hutuar-video-208460" }