Shokon mësuesi akuzuar për pedofili: Mollë ishte që ta kafshoja?! Çfarë i bëra nxënëses unë?!

Publikuar tek: aktualitet, më 07:23 06-06-2015 Shokon mësuesi akuzuar për pedofili: Mollë ishte që ta kafshoja?! Çfarë i bëra nxënëses unë?! Demir Hoxha në gjyq

Shokon sërish mësuesi i akuzuar për pedofili. Pas aktit makabër, të pretenduar nga nxënësja 11-vjeçare, tmerri që ka kaluar ajo dhe familjarët e saj, Demir Hoxha ka kundërshtuar gjykatësit, duke u thënë se nuk kishte bërë asgjë. ‘’Çfarë i bëra unë asaj?! Mollë ishte që ta kafshoja?!’’, ka thënë Hoxha, duke e krahasuar abuzimin me kafshimin e një molle, edhe pse ai nuk e ka pranuar para gjykatës se ka kryer me dhunë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Përgjimet ambjentale mes tij dhe vajzës, e kanë fundosur Hoxhën, duke bërë që gjykata të japë ‘’arrest me burg’’ për të edhe pse avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi.

Jashtë sallës së gjyqit kanë qëndruar familjarët e tij, ku vajza ka mundur ta pyesë vetëm ‘’A je mirë?’’ pa arritur të marrë përgjigjen e pyetjes ‘’A e ke bërë përdhunimin?’’. Seanca ishte me dyer të mbyllura, jashtë gjyqit kanë qenë edhe të afërm të vajzës së mitur, që janë ndjerë të lehtësuar nga masa e sigurisë dhënë për pedofilin e pretenduar 62-vjeçar, që ishte mësuesi kujdestar i vajzës, me 43 vite përvojë në arsim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flasin prindërit e terroristit të ISIS: Djalin e kanë mashtruar, këtu jetonte në kushte të vështira ekonomike
Ridvan Haqifi, kush është xhihadisti tjetër shqiptar që kërcënoi shqiptarët në video »
Article Logic
Execution time: 0.013393878936768
array(1) { ["section"]=> string(94) "shokon-mesuesi-akuzuar-per-pedofili-molle-ishte-qe-ta-kafshoja-cfare-i-bera-nxeneses-une-12809" }