Shokuese: Babai vret fëmijët, i vë zjarrin shtëpisë dhe në fund var veten

Publikuar tek: bota, më 11:59 21-09-2017 Shokuese: Babai vret fëmijët, i vë zjarrin shtëpisë dhe në fund var veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bloomington të SHBA-së.

Dy të mitur kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit që kishte përpirë shtëpinë e tyre.

Nga auturitetet e Bloomington mësojmë se të miturit, C.R dhe R.R, njëri prej të cilëve 2 vjeç janë asfiksuar nga tymi dhe më pas kanë gjetur vdekjen.

Mësohet gjithashtu së zjarri është shkaktuar qëllimisht nga babai i djemve Eric Ringenberg, 33 vjeç.

Ai ka fshehur celularet dhe më pas i ka vendosur zjarrin shtëpisë duke shkaktuar edhe vdekjen e dy djemve të tij.

Në momentin e zjarrit, në shtëpi ndodheshin duke fjetur e ëma e dy të miturve, Pamela Ringenberg dhe dy fëmijët. Pantagraph në Bloomington raporton se nëna, 32-vjeçarje, u shtrua në spital pasi ishte alivanosur nga tymi, shkruan newsbomb.al.

Sipas policisë, kamerat e vëzhgimit në shtëpi tregojnë Eric Ringenberg duke vëvë një zjarr në bodrum. Pas kësaj 33-vjeçari ka varë vetën.

Pamjet gjithashtu tregojnë momentin kur Pamela Ringenberg u zgjua me zërin e alarmit të tymit dhe duke kërkuar për fëmijët e saj.

Pasi ka arritur të dalë nga shtëpia ajo ka kërkuar ndihmë urgjente te fqinjët.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Trump ka tentuar të japë informacion për fushatën tek një miliarder rus
Erdogan i zhgënjyer: BE na ka gënjyer, kemi 54 vjet që presim të anëtarësohemi »
Article Logic
Execution time: 0.011847972869873
array(1) { ["section"]=> string(77) "shokuese-babai-vret-femijet-i-ve-zjarrin-shtepise-dhe-ne-fund-var-veten-93147" }