Pamje tmerri këto që vijnë nga një qendër e përkujdesjes për të moshuarit në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Dikush nga stafi i azilit privat, sipas kalimtarëve rreh barbarisht një të moshuar ndërsa në video dëgjohen ulërimat e tij që kanë bërë edhe kalimtarët të ndalojnë.
“Ia marrin lekët dhe pastaj i rrahin. Çfarë janë këta, kafshë?”, dëgjohet të thonë kalimtarët në videon e publikuar nga jeta osh qef.