Shokuese! Lind foshnja “alien”, babai zemërthyer: Perëndia na e dha dhe ajo na e mori

Publikuar tek: bota, më 09:22 27-09-2017 Shokuese! Lind foshnja “alien”, babai zemërthyer: Perëndia na e dha dhe ajo na e mori

Një foshnjë e porsalindur me deformime në fytyrë është krahasuar me “alienët”. Fëmija ka lindur të martën në Uttar Pradesh të Indisë.

Nëna e tij shjegon se si u ndje kur pa që foshnja e saj nuk ishte normal. Ai ishte pa veshë, pa hundë, ndërsa sytë i kishte mjaft të nxjerrë.

Menjëherë pas lindjes së tij fshatarët u dyndën në shtëpinë e foshnjës duke e cilësuar atë si nj “alien”. Karishma, nëna e tij shprehet “Ai i kishte sytë e mëdhenj dhe të kuq, po ashtu hunda e tij ishte e sheshtë dhe nuk kishte as veshë”.

Më tej ajo shton se “Unë kam shkuar në punë natën vonë dhe nga ora 4:00 ai ka lindur natyrshëm. Isha e emocionuar ta shihja atë, por kur pashë fytyrën e tij unë nuk mund të besoja atë që pashë. Kurrë nuk kisha parë një fëmijë si ky”, u shpreh ajo.

Prindërit u përpoqën që ta ushqenin atë me qumësht. “Ai nuk pinte dot, por ne i dhamë me lugë. Foshnja ishte shumë mirë, fjeti gjumë, por në mëngjes nuk u zgjua”, deklaroi nëna.

Ndërsa babai i tij shprehet mjaft i emocionuar, “ Lindja e tij ishte vullneti i Perëndisë dhe ajo e mori prej nesh. Ne nuk kemi ankesa. Jemi zemërthyer se çfarë jete do të kishte jetuar, nëse do të mbijetonte. Ishim të emocionuar që kishim një fëmijë të dytë dhe ishim të kënaqur kur pamë se ishte një djalë, por gjithë gëzimi ynë u shndërrua në agoni kur pamë fytyrën e tij. Njerëzit vazhduan të ngjiten në shtëpinë tonë për ta parë, duke menduar se ai ishte“alien”. Tani që ai është zhdukur, ne mund ta kujtojmë atë vetëm në kujtimet tona".

nintchdbpict000354565710.jpg

nintchdbpict000354566060.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis ndërtimi i murit mes Amerikës dhe Meksikës
Uragani “Maria” lë Amerikën i drejtohet Britanisë »
Article Logic
Execution time: 0.013986110687256
array(1) { ["section"]=> string(86) "shokuese-lind-foshnja-alien-babai-zemerthyer-perendia-na-e-dha-dhe-ajo-na-e-mori-93827" }