Shokuese: Miu kryen “vetëvrasje” hidhet në fritezën e një “Fast-Food”-i (Video)

Publikuar tek: bota, më 15:35 03-09-2019 Shokuese: Miu kryen “vetëvrasje” hidhet në fritezën e një “Fast-Food”-i (Video) Miu në Fast-Food

Një “Fast-Food” në Teksas të SHBA-ve është hapur sërish pas incidentit me një mi që kërceu në vajin e nxehtë të fritezës që skuq patatet.

Video shokuese u filmua nga një klient, i cili më pas e postoi në rrjetet sociale ku edhe u përhap masivisht.

Në video dëgjohen klientët teksa thonë “e shpifur”, ndërsa një prej punonjëseve thotë se nuk mund t’i kthejë atyre paratë për sa kohë ka prerë faturën.

“A mund ta kap?”, pyet dikush. “Mund edhe ta marrësh në shtëpi atë dreq miu po deshe”, i përgjigjet një tjetër.

Më pas punonjësja tenton të kapë miun, por brejtësi, me një lëvizje fatale kërcen dhe bie brenda vajit të nxehtë të fritezës.

Video u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk munguan as “meme”-t. Por personi që e publikoi fillimisht e ka fshirë tashmë dhe nuk ka bërë publike vendndodhjen e “Fast-Food”-it.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089840888977051
array(1) { ["section"]=> string(79) "shokuese-miu-kryen-vetevrasje-hidhet-ne-fritezen-e-nje-fast-food-i-video-177188" }