Shokuese! Përqindja e spermës në Perëndim bie me 60%, shkak “jeta moderne”

Publikuar tek: bota, më 19:00 25-07-2017 Shokuese! Përqindja e spermës në Perëndim bie me 60%, shkak “jeta moderne”

Sasia e spermës ka rënë me gati 60% në 40 vitet e fndit te meshkujt që jetojnë në Perëndim dhe shkak sipas shkenctarëe është “jeta moderne” që po dëmton shëndetin e tyre.

Sipas një studimi të madh realizuar kohët e fundit bota moderne po shkakton dëme serioze për shëndetin e njerëzve.

Të njëjtat statisika nuk janë vënë re në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi, megjithëse shkencëtarët thanë se më pak studime ishin kryer atje.

Pesticidet, kimikatet që shkatërrojnë hormonet, dieta, stresi, pirja e duhanit dhe obeziteti kanë qenë të gjitha të “lidhura ngushtë” me problemin që shkakton sëmundje të tjera siç është kanceri i testikujve dhe norma e vdekshmërisë në përgjithësi, raporton Newsbomb.al.

Studiuesit që kryen shqyrtimin thanë se shkalla e rënies së spermës nuk kishte treguar asnjë shenjë të "nivelimit" gjatë viteve të fundit.

Duke shkruar në revistën Human Reproduction Update, studiuesit nga Izraeli, SHBA, Danimarka, Brazili dhe Spanja, thanë se numërimi i përgjithshëm i spermës kishte rënë me 59.3 përqind midis viteve 1971 dhe 2011 në Evropë, Amerikën e Veriut, Australi dhe Zelandën e Re. Përqendrimi i spermës ra me 52.4 për qind.

Disa nga kimikatet të lidhura me uljen e numrit të spermatozoidëve janë ato që përdoren në plastikë dhe retardantët që gjejnë përdorim në mobilje dhe hyjnë në zinxhirin e ushqimit pasi konsumohen nga kafshët, shkruan newsbomb.al.

Sasia e lartë e alkoolit, kafeinës, mishit të përpunuar, soje dhe patate lidhen gjithashtu me uljen e fertilitetit mashkullor.

Një prej studiuesve i quajti rezultatet e studimit si “shokuese” dhe “thirrje për t’u zgjuar” për të kryer më shumë studime në përcaktimin se çfarë po e shkakton këtë ulje drastike. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmante! Shkencëtarët i kanë bërë llogaritë gabim për ngrohjen globale
Ndahet nga jeta gruaja e Frank Sinatra »
Article Logic
Execution time: 0.023788928985596
array(1) { ["section"]=> string(75) "shokuese-perqindja-e-spermes-ne-perendim-bie-me-60-shkak-jeta-moderne-87329" }