Ditën e sotme kanë masakruar një 54 vjeçar në Lezhë.
Sipas policisë 3 persona me maska po qarkullonin me një mjet tip “Audi” të bardhë kur kanë masakruar me leva duke e lënë në gjendje të rëndë 54 vjeçarin.
Bëhet fjalë për shtetasin Pal Beci 54 vjeç, baba i katër fëmijëve, i divorcuar që jeton vetëm me nënën e tij 80 vjeçe. Atentatorët e kanë pritur një orë para se të dalë nga banesa e tij në pallatin ku jetonte, më pas e kanë qëlluar disa herë me shufra hekuri duke e lënë në gjendje kome.
Nuk dihen ende shkaqet dhe as identiteti i autoreve.