SHOKUESE/ Viktimat e Kombinatit ishin praktikante të Jehovait: Vajza kishte mbi dy javë që kishte vdekur, nëna priste që të ringjallej (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:08 02-07-2020 SHOKUESE/ Viktimat e Kombinatit ishin praktikante të Jehovait: Vajza kishte mbi dy javë që kishte vdekur, nëna priste që të ringjallej (FOTO) Foto nga vendngjarja

Detaje shokuese mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në shtëpinë e tyre.

Paraprakisht bëhet me dije se Anisa Josifi kishte nga dy javë deri në 5 muaj që kishte vdekur, ndërsa nëna e saj Zhaneta Josifi që ishte praktikante e Jehovait priste që ajo të ringjallej. Ndërkohë, vajza tjetër e familjes Blerta Josifi është në spital në gjendje të rëndë.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se shkaku i vdekjes lidhet me faktin që nëna dhe vajzat ishin praktikante te jehovait. Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në vendin tonë pasi edhe më herët praktikantë të Jehovait janë vetëvarë me besimin se mund të ringjallen.

Ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës. Dyshohet se dy viktimat dhe vajza tjetër, që është në gjendje të rëndë në spital, kanë përdorur substanca helmuese për t’u vetëflijuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098180770874023
array(1) { ["section"]=> string(139) "shokuese-viktimat-e-kombinatit-ishin-praktikante-te-jehovait-vajza-kishte-dy-jave-qe-kishte-vdekur-nena-priste-qe-te-ringjallej-foto-212620" }