Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri -Hellenic Business Association of Albania, pas mbledhjes së përvitshme të Asamblesë së Përgjithshme, organizoi pritjen të kthyer tashmë në traditë, për të festuar fillimin e një viti të mbarë, që simbolizohet me prerjen e kekut.
Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin, përfaqësues të trupit diplomatik të Ambasadës greke në Tiranë, të kryesuar nga Shkëlqesia e Saj, Znj. Eleni Sourani, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, kompanitë më të mëdha prestigjioze greke që operojnë në Shqipëri, anëtare të Shoqatës si dhe biznesmenë shqiptarë e të huaj.
Pas fjalimit të mbajtur nga Z. Periklis Drougkas, Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank si dhe Kryetar i HBAA-së, në ndryshim nga tradita e gjetjes së lekut brenda në kek, këtë vit u hodh një shortepër dhurata simbolike. E para u fitua nga Z. Konstantinos Piperigos, Këshilltar i Parë i Ambasadës greke në Tiranë, ndërsa e dyta nga Z. Nikolaos Papadopoulos, Administrator i kompanisë Antena (Love Radio), njëkohësisht dhe anëtar i Shoqatës.
Mbrëmja vazhdoi me shkëmbimet e urimeve mes të pranishëmve për një vit të mbarë e të suksesshëm.