Shoqata “Lushnja”, festa madhështore e kujtimit të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes në qendër të Athinës, mesazhet në aktivitet (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:29 26-01-2020 Shoqata “Lushnja”, festa madhështore e kujtimit të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes në qendër të Athinës, mesazhet në aktivitet (VIDEO) Kryetari i Shoqatës Jovan Mëhilli

Mes qindra shqiptarëve të mbledhur nga zona të ndryshme të Greqisë, 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është festuar në qendër të Athinës, në një komunitet të gjallë, në një ceremoni me plot emocione dhe madhështore, organizuar nga shoqata “Lushnja”, raporton newsbomb.al.

 Kryetari I Shoqatës Jovan Mëhilli, që është marrë me organizimin e ceremonisë dhe festimeve për këtë ditë, në fjalën e tij përshëndetëse për gjithë lushnjarët e pranishëm, tha se një aktivitet I tillë është një kontribut modest kujtese për një ngjarje madhore për të gjithë Shqiptarët, siç ishte kongresi i Lushnjes. 

“Të gjithë e dimë se Kongresi i Lushnjes është ngjarja e dytë e rëndësishme historike pas shpalljes së pavarësisë. Eshtë kongresi që konsolidoi Shqipërinë e pavarur dhe hodhi themelet e një shteti të fortë shqiptar, është kongresi që ndaloi copëtimin e Shqipërisë nga fqinjët” tha Mëhilli në fjalën e tij, raporton newsbomb.al.

Qindra lushnjarët e pranishëm duartrokitën, përshëndetën të ftuarit dhe gëzuan nën aktivitetin që u shoqërua me këngë e valle patriotike dhe himnin kombëtar.

“Një mënyrë për të bërë shqiptarët bashkë, tha Mëhilli, është edhe përkujtimi I ngjarjeve të tilla të rëndësishme për kombin tonë”.

Video gjatë ceremonisë dhe festimeve në qendër të Athinës:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070931911468506
array(1) { ["section"]=> string(141) "shoqata-lushnja-festa-madheshtore-e-kujtimit-te-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-ne-qender-te-athines-mesazhet-ne-aktivitet-video-193201" }