'Shoqëria politike shqiptare e ka mbyllur ciklin e vet', Manjani flet për Reformën Zgjedhore: Ndryshime ligjore për t'i bërë qejfin njëri-tjetrit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 08-05-2020 'Shoqëria politike shqiptare e ka mbyllur ciklin e vet', Manjani flet për Reformën Zgjedhore: Ndryshime ligjore për t'i bërë qejfin njëri-tjetrit Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për Reformën Zgjedhore dhe situatën politike në vendin tonë, ku nuk ka lënë pa akuzuar shoqërinë politike të vjetër politike për gjendjen në të cilën ndodhet vendi jonë.

Ai thotë në intervistën për abcnews se Reforma Zgjedhore nuk është asgjë më tepër se disa ndryshime ligjore që partitë politike t'i bëjnë qejfin njëra-tjetrës dhe ndërkombëtarëve, ndërsa shton se shoqëria politike shqiptare e ka mbyllur ciklin e saj dhe nuk duhet të ekzistojë më.

Manjani shprehet se vendimet për Shqipërinë merren vetëm në Tiranë, ndërsa politikanët shiten sikur kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve duke menduar të gënjejnë qytetarët, por harrojnë që qytetarët janë ata që vendosin.

"Reforma zgjedhore, s'dihet kur do mbarojë: Unë mendoj që Reforma Zgjedhore duhet të marrë vëmendjen që meriton. Kjo nuk është e vërtetë, këto janë ndryshime ligjore për t'i bërë qejfin njëri-tjetrit ose ndërkombëtarëve. Jam i bindur që shoqëria politike shqiptare e ka mbyllur ciklin e vet, nuk duhet të ekzistojë më. Demokracia ka nevojë për një restart.

Nëse vërtetë duam që ky vend të ndryshojë, duhet të ndahemi nga ky cikël. Nga monizmi në monizëm kemi shkuar në këto 30 vite. Kemi nevojë për të rishtruar shtratin demokratik të Shqipërisë. Qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, dhe që kjo të ndodhë duhet të ketë sa më shumë garë, që për vite nuk ekziston.

Në Tiranë merren të gjitha vendimet për Republikën e Shqipërisë. Kurrë nuk kanë vendosur të tjerët për problemet e Shqipërisë. Politikës iu intereson që të shiten sikur i do bota, se mendojnë se populli i ha këto gjëra. Votën te kutia nuk e hedhin ndërkombëtarët, por qytetarët.

Shoqëria shqiptare është e orientuar nga individi, dhe kjo e bën të vështirë kulturën demokratike. Më e keqja e historisë sonë është varfëria. Njerëzit varfërohen dhe kërcënohen të varfëtohen, dhe kjo i bën të mbyllin gojën. Vitet e fundit është shtuar shumë ky fenomen dhe ky është nja alarm i madh", tha ndër të tjera Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009641170501709
array(1) { ["section"]=> string(148) "shoqeria-politike-shqiptare-e-ka-mbyllur-ciklin-e-vet-manjani-flet-per-reformen-zgjedhore-ndryshime-ligjore-per-t-i-bere-qejfin-njeri-tjetrit-205635" }