‘Shoqëria shqiptare ka reaguar pozitivisht’, Stojku për Covid-19: Po vazhdoi ky trend me rastet e reja, do jemi një nga vendet më pak të dëmtuara

Publikuar tek: politike, më 11:08 27-03-2020 ‘Shoqëria shqiptare ka reaguar pozitivisht’, Stojku për Covid-19: Po vazhdoi ky trend me rastet e reja, do jemi një nga vendet më pak të dëmtuara Edmond Stojku

Deputeti i opozitës parlamentare Edmond Stojku i cili është dhe specialist në fushën e mjekësisë, ndërsa ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të Covid-19 që deri më tani ka shënuar 174 të infektuar dhe 8 viktima thekson se situata në Shqipëri duket më e mirë krahasuar me vendet e tjera, kjo për shkak të masave të menjëhershme të marra nga qeveria.

“Duke u krahasuar me të gjitha vendet e tjera sidomos vendet fqinje që janë Italia, Spanja, Gjermania Franca pra Europa Perëndimore lajmet krahasimisht janë shumë të mira për një popullatë si Shqipëria dhe kjo ka arsyet e veta.

Arsyet janë vërtet shumë të thjeshta. Një nga arsyet është se ne morën masa të menjëhershme dhe po të kujtohemi ne morëm masa 2 javë para Italisë. Pra pothuajse ndaluam me një urdhëresë të qeverisë 2  javë përpara, të gjitha komunikimet publike masive... Ndodhi ajo që në fillim u kritikua si fakt por më vonë u pa që doli e drejtë”, tha deputeti në një lidhje për ‘Ora news’.

Më tej Stojku ndërsa ka bërë apel për të gjithë qytetarët që të mbrojnë veten dhe të afërmit duke respektuar masat kundër kësaj pandemie, thekson se do të ketë një rritje eksponenciale të rasteve të kontaminimit por kjo rritje deri tani është vërtet e moderuar. Sipas tij nëse vazhdon ky trend me rastet e reja, ne do jemi një nga vendet më pak të dëmtuara nga kjo pandemi globale.

“Në rradhë të parë ne kemi detyrë të mbrojmë veten por në rradhë të dytë e cila edhe në aspektin e një përgjegjësië më të madhe si qenia më e lartë e mendimit që jemi ne, që është njeriu, ne duhet të mbrojmë dhe të tjerët, dhe të tjerët fillojnë nga familja jonë, fillojnë nga të afërmit, nga shoqëria dhe nëse ne nuk do të japim shembuj dhe akte përgjegjshmërie si shoqëri dëmi do të jetë shumë i madh.

Unë shoh se pozitivisht shoqëria shqiptare ka reaguar me të vertetë shumë, shumë, shumë, mirë. Vërtet do ketë një rritje eksponenciale të rasteve të kontaminimit por kjo rritje deri tani është vërtet e moderuar dhe unë them që nëse vazhdon ky trend  ne do të hyjmë tek vendet më pak të dëmtuara nga kjo pandemi globale”, shton më tej deputeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097839832305908
array(1) { ["section"]=> string(147) "shoqeria-shqiptare-ka-reaguar-pozitivisht-stojku-per-covid-19-po-vazhdoi-ky-trend-me-rastet-e-reja-do-jemi-nje-nga-vendet-me-pak-te-demtuara-200253" }