Shoqërimi i gazetares së ‘Shekullit’ për fakenews-in, reagon gazeta: Lajmi që përhapi panik, photoshop i trashë i sajuar, do protestojmë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:41 23-09-2019 Shoqërimi i gazetares së ‘Shekullit’ për fakenews-in, reagon gazeta: Lajmi që përhapi panik, photoshop i trashë i sajuar, do protestojmë

Gazeta "Shekulli" ka reaguar në orët e para të mëngjesit pas shoqërimit të gazetares Daniela Grica për fakenews-in që qarkulloi dje në media.

Shekulli deklaron se redaksia e tyre do të protestojë deri në lirimin e gazetares, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vënë në pranga gazetaren e tyre për t'u hakmarrë ndaj publikimit të aferave korruptive të qeverisë Rama. Sipas tyre fotoja e lajmit fake në gazetën "Shekulli" është e montuar.

“Ai tekst që është shpërndarë online nuk është prodhim i redaksisë së gazetës ‘Shekulli online, por një fotoshop i sajuar trashë. Redaksia e gazetës ‘Shekulli fton specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit që ta hetojnë këtë fake neës për të sqaruar gjithçka nëse duan të vërtetën”, thekson gazeta.

Ndërkohë dy gazetarët Daniela Grica dhe Aurel Rakipllari u liruan mbrëmë pas marrjes në pyetje.

Reagimi i plotë:

Lironi gazetaren e ‘Shekulli”!

Policia e Shtetit njoftoi rreth gjysëm ore më parë se ka shoqëruar në polici gazetaren e gazetës “Shekulli’, Daniela Grica bashkë një koleg të portalit ‘Syri,net’. Sipas komunikatës së Policisë së Shtetit, shoqërimi i tyre është bërë pas publikimit të një lajmi të rremë se sipas parashikimeve të një sizmiologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë.
Redaksi e gazetës “Shekulli” proteston ashpër ndaj këtij veprimi të ulët dhe burracak të Qeverisë. Gazetarja e shoqëruar në polici nuk është autore e asnjë lajmi të rremë. Ajo vetëm ka postuar në faqen e gazetës online intervistën e televizionit ‘Top Channel’ me sizimiologun grek, dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht.
Ai tekst që është shpërndarë online nuk është prodhim i redaksisë së gazetës ‘Shekulli online, por një fotoshop i sajuar trashë. Redaksia e gazetës ‘Shekulli fton specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit që ta hetojnë këtë fake neës për të sqaruar gjithçka nëse duan të vërtetën.
Por nuk besojmë se qeverisë së Edi Ramës i intereson e vërteta. Në këto orë kur shqiptarët ndihem më shumë se kurrë pa qeveri, Edi Ramës dhe klikës së tij i duhen armiq, një front i ri beteje, që të spostojë vëmendjen nga indiferenca kriminale e tyre ndaj mijëra të dëmtuarve nga tërmeti. Edi Rama dhe qeveria e tij, e kanë halë në sy gazetën ‘Shekulli’ dhe çdo media kritike me të, sepse ajo ka denoncuar krimin, hashashin, koncesionet dhe hajdutërinë që po u bën shqiptarëve prej 6 vitesh.
“Shekulli’ i kërkon Ramës që të urdhërojë lirimin e gazetares Daniela Grica dhe të kolegut të saj dhe të merret me hallet e popullit të braktisur. “Shekulli’ do të vijojë të jetë denoncuese e të gjitha aferave të Ramës dhe klientëve të tij dhe këto do t’i bëjë me dokumente të vërteta, siç i ka bërë gjithmonë dhe jo me fotoshop. Ftojmë opinionin e gjerë ti bashkohet shqetësimit, kërkesës dhe protestës tonë për lirimin e menjëhershëm të gazetares së gazetës “Shekulli” Daniela Grica.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073180198669434
array(1) { ["section"]=> string(137) "shoqerimi-i-gazetares-se-shekullit-per-fakenews-in-reagon-gazeta-lajmi-qe-perhapi-panik-photoshop-i-trashe-i-sajuar-do-protestojme-179452" }