Shoqërohen 6 persona për atentatin ndaj Preng Gjinit, sekuestrohen tabulatet telefonike të katër antenave në Tiranë: Në kërkim telefonuesi që aktivizoi shpërthimin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 16-09-2020 Shoqërohen 6 persona për atentatin ndaj Preng Gjinit, sekuestrohen tabulatet telefonike të katër antenave në Tiranë: Në kërkim telefonuesi që aktivizoi shpërthimin Vendi ku iu be atentat Prend Gjinit

6 persona janë shoqëruar nga Policia në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Selistës në Tiranë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini, si dhe dy kalimtarë të rastit.

Mësohet se të shoqëruarit janë familjarë të familjes Reçi në Rrëshen dhe persona të tjerë nga Tirana e Durrësi. Ata janë shoqëruar nga Rrësheni e Durrësi për në kryeqytet për llogari të hetimeve që po kryehen nga Drejtoria e Tiranës dhe prokurori Leonard Filopati.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe tabulatet e katër antenave celulare në zonë, për të gjetur se cili është personi që ka kryer thirrjen hyrëse dhe ka aktivizuar lëndën plasëse në makinën me të cilën udhëtonte Preng Gjini. 51 vjeçari kishte kohë që jetonte i fshehur dhe ruhej pasi i friksohej asaj që ndodhi mbrëmë. Për shkak të një serie vrasjesh që kanë prekur familjen Gjini, Prenga ishte kujdesur që dy vajzat binjake dhe bashkëshorten t’i dërgonte në Amerikë.

Atentati i djeshëm dyshohet se është vazhdimësia e disa ngjarjeve kriminale të nisura në Rrëshen, mes familjes Gjini e Reçi, ngjarje që kanë vijuar dhe jashtë vendit. Në tre vite, nga zhinxhiri i kësaj ngjarjeje janë vrarë 5 persona.

Kujtojmë se në vitin 2019 Preng Gjinit i kanë vrarë vëllanë, Armando (Tonin) Gjini në Rrëshen, për hasmëri, dhe për këtë arsye mendohet se shënjestra e atentatit të djeshëm u kthye në Shqipëri sepse jetonte jashtë vendit. Ndërkohë, pak kohë pas vrasjes së Armando Gjinit, u vra në Rrëshen me snajper Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal. Në atë kohë Policia dhe Prokuroria morën në pyetje dhe Preng Gjinin.

Lexo edhe: Detaje nga atentati në Tiranë: Preng Gjini jetonte i fshehur

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010202884674072
array(1) { ["section"]=> string(168) "shoqerohen-6-persona-per-atentatin-ndaj-prend-gjinit-sekuestrohen-tabulatet-telefonike-te-kater-antenave-ne-tirane-ne-kerkim-telefonuesi-qe-aktivizoi-shperthimin-220553" }