Shorti për Ligën e Kombeve, ja cilët janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 19:29 03-03-2020 Shorti për Ligën e Kombeve, ja cilët janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës (FOTO) Shorti i Liges se Kombeve, Liga C

Në Amsterdam të Holandës po hidhet shorti për sezonin e dytë të LIgës së Kombeve.

Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në Ligën C, ndërsa janë caktuar edhe kundërshtarët e tyre.

Shqipëria bën pjesë në grupin 4 të Ligës C, ndërsa do të ketë kundërshtarë Kazakistanin, Lituaninë dhe Bjellorusinë.

Një short i favorshëm për kuqezinjtë tanë, që do të synojnë vendin e parë për të marrë pjesë në play-off-in e 'Nations League', një mënyrë më e lehtë për të arritur në Europianin e vitit 2024.

Një short më i vështirë ka rënë për Kosovën, e shortuar në grupin 3, të cilës i duhet të përballet me Moldavinë, Slloveninë dhe kampionët e Europës në vitin 2004, Greqinë.

Kosova do të luajë edhe play-off-in e sezonit të parë të Ligës së Kombeve, kundër Maqedonisë së Veriut, me shpresën për të arritur finalen dhe pse jo, pjesëmarrjen në Europianin e këtij viti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barazimi ndaj Teutës fatal për Shpëtim DURON, KUKËSI merr vendimin drastik
»
Article Logic
Execution time: 0.0087039470672607
array(1) { ["section"]=> string(91) "shorti-per-ligen-e-kombeve-ja-cilet-jane-kundershtaret-e-shqiperise-dhe-kosoves-foto-197281" }