Shpallen 1500 vende të lira punë në arsim, ja sa do paguhen praktikantët

Publikuar tek: aktualitet, më 08:53 10-03-2018 Shpallen 1500 vende të lira punë në arsim, ja sa do paguhen praktikantët

Nga data 1 janar e këtij viti kanë filluar aplikimet për mësuesit që do të përfitojnë kontrata të përkohshme pune. Ndërsa bëhet e ditur se se deri në 15 qershor të këtij viti do të jenë 1500 praktikantë të cilët do të japin mësim në shkollat e vendit.

Sakaq, po kaq praktikantë do të punësohen me kontratë të përkohshme gjatë periudhës 15 shtator deri në 31 dhjetor.

“Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar deri më 15 qershor 2018 dhe periudhën 15 shtator deri më 31 dhjetor 2018 është 1500 praktikant”, kështu thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve do të jetë në bazë të vendeve dhe mundësive që ofrojnë këto Drejtori Arsimore.

Praktikantët gjatë periudhës që do të kryejnë praktikën profesionale do të përfitojnë edhe pagesat mujore. Sipas VKM-së pagesa do të jetë sa rroga minimale mujore që aplikohet në vend. Pagesa e praktikantëve është përllogaritur 22 mijë lekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DETAJE, kush është 19-vjeçarja nga Korça që i dha fund jetës pas sherrit me të fejuarin
Me shpejtësi fluturuese dhe i dehur, i riu nga Tirana me ‘Benz ML’ e pëson keq (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010982036590576
array(1) { ["section"]=> string(78) "shpallen-1500-vende-te-lira-pune-ne-arsim-ja-sa-do-paguhen-praktikantet-112788" }